МТСП: Апелираме до родителите да ги користат достапните содржини и едукативни емисии за деца од предучилишна возраст

Децата треба да го продолжат учењето и додека се дома. Една од мерките кои ги усвои Владата на Република Северна Македонија за заштита на јавното здравје во услови на брзо ширење на коронавирусот е привремен прекин на воспитно – образовниот процес во државата. Децата од предучилишна возраст  не посетуваат градинка. Но, тоа не значи дека воспитно-образовната надградба треба да застане. Напротив, има многу начини како децата да продолжат да се едуцираат и во вакви вонредни околности, во домашни услови.

Препорака на Министерството за труд и социјална политика е да се практикува оваа листа на бесплатни и слободни за користење дигитални платформи, апликации и содржини што може да бидат корисни за едукација на младите. 

Видете ја оваа листа бесплатни и слободни за користење дигитални платформи, апликации и содржини што може да бидат корисни за вашето дете https://uni.cf/2xsDMB3

Воспитанието и образованието е процес, а не чин. Да им помогнеме на децата да продолжат со учење дома во периодот додека градинките се привремено затворени.

Воедно информираме дека од денес на МРТВ започнува емитувањето на едукативна програма наречена „ТВ училница“. Трите канали на националниот телевизиски сервис МРТВ ќе емитуваат едукативни содржини по предметите кои децата ги изучуваат на училиште. За децата од претшколска возраст ќе се емитуваат едукативни емисии и приказни согласно нивната возраст.

 

MPPS: U bëjmë apel prindërve t’i shfrytëzojnë përmbajtjet në dispozicion dhe emisionet edukative për fëmijët e moshës parashkollore
 
Fëmijët duhet të vazhdojnë mësimin edhe derisa janë në shtëpi. Një ndër masat që ka miratuar Qeveria e Republikës së Maqedonisë për mbrojtjen e shëndetit publik, në kushte të përhapjes së shpejtë të koronavirusit, është ndërprerja e përkohshme e procesit edukativo-arsimor në vend. Fëmijët e moshës parashkollore nuk i ndjekin kopshtet. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të ndërpritet përsosja edukativo-arsimore. Përkundrazi, ka shumë mënyra se si fëmijët duhet të vazhdojnë të edukohen edhe në rrethana të këtilla të jashtëzakonshme, në kushte shtëpiake.
 
Rekomandim i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është të praktikohet kjo listë e platformave, aplikacioneve dhe përmbajtjeve digjitale falas për shfrytëzim që mund të jenë të dobishëm për edukimin e më të rinjve.
 
Më poshtë e gjeni listën e platformave, aplikacioneve dhe përmbajtjeve digjitale falas për shfrytëzim që mund të jenë të dobishëm për fëmijën tuaj: https://uni.cf/2xsDMB3
 
Edukimi dhe arsimi janë proces e jo akt. T’u ndihmojmë fëmijëve të vazhdojnë të mësojnë në shtëpi në periudhën derisa kopshtet janë mbyllur përkohësisht.
 
Njëherësh, informojmë se prej ditës së sotme në RTVM fillon emetimi i programit edukativ i ashtuquajtur “TV-Klasa”. Tre kanalet e servisit nacional televiziv të RTVM-së do të emetojnë përmbajtje edukative për lëndët që i mësojnë nxënësit në shkollë. Për fëmijët e moshës parashkollore do të emetohen emisione edukative dhe tregime në përputhje me moshën e tyre.