Царовска на Прва регионална конференција за правата на ЛГБТИ во Скопје- Се залагаме за едно општество за сите

Унапредување на правата на ЛГБТИ лицата во Македонија, но и во земјите од Западен Балкан е тема на Првата регионална конференција за правата на ЛГБТИ која се одржува во Скопје од денеска до шести октомври. Како дел од конференцијата се одржа и министерски состанок на кој освен министите за труд и социјална политика и за здравство Мила Царовска и Венко Филипче присуствуваа и министри од ресорни министерства од Косово, Црна Гора и Босна и Херцеговина.На состанокот беа разменети искуства за активностите со кои треба да се обезбеди поправедно и послободно општество за ЛГБТИ. Исто така беше договорено да продолжи работата на регионалната интервладина група за ЛГБТИ и Македонија да биде прва земја претседавач.

„Заложбите на македонската Владата се да создадеме едно општество за сите, во кое секој ќе има еднаков пристап до образование, вработување, здравство и заштита од било какво насилство и во ова имаме напредок изминатата година. Подготвивме нов закон за заштита од дискриминација кој е во собраниска процедура и во кој се вклучува сексуалната ориентација и родовиот идентитет како основи за дискриминација и истите ги санкционира, но и ја ратификувавме Истанбулската конвенција“, истакна министерката за труд и социјална политика Мила Царовска, на отворањето на конференцијата.

Биљана Гинова, ко-претседавачка на ЕРА, организиатор на конференцијата, рече дека се радува што во Македонија се одржува еден ваков настан, но и дека се надева дека ваквите можности за дијалог и безбеден простор ќе станат сè почести и ќе се креираат во сите земји од регионот. „До пред скоро две години државата беше најголемиот извор на хомофобија и трансфобија, а вчера бевме гости на прием организиран од две министерства, го одржавме и годишно собрание на ЕРА во просториите на Парламентот, а денес имаме министерски состанок чиј домаќин е Министерството за труд и социјална политика, а каде владините претставници од повеќе земји од регионот дискутираат како да се креираат послободни и поправично општества за ЛГБТИ луѓето во земјите од Западен Балкан и Турција.Ги поздравувам позитивните чекори преземени во изминатата година“, изјави Гинова.

Македонија е единствена држава во поширокиот регион која има Интер-партиска парламентарна група за унапредување на правата на ЛГБТИ луѓето. Во фаза на донесување е и на акциски план со кој треба да се имплементира Истанбуласката конвенција која многу значи за унапредувањето на правата на ЛГБТИ лицата, но и сите други маргинализирани групи граѓани. 

Carovska në Konferencën e parë rajonale për të drejtat e LGBT në Shkup: Angazhohemi për një shoqëri për të gjithë

Promovimi i të drejtave të personave LGBTI në Maqedoni, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor është temë e konferencës së parë rajonale për të drejtat e LGBTI e cila mbahet nga sot deri më 6 tetor në Shkup. Si pjesë e konferencës u mbajt dhe takimi ministror ku përveç ministrave të Punës dhe Politikës Sociale dhe të Shëndetësisë Milla Carovska dhe Venko Filipçe morën pjesë edhe ministra nga ministritë dikasteriale nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Në mbledhjen u shkëmbyen përvoja për aktivitetet me të cilat duhet të sigurohet një shoqëri më e drejtë dhe më e lirë për komunitetin LGBTI. Gjithashtu, është rënë dakord që të vazhdojë puna e grupit rajonal ndërqeveritar për LGBTI dhe Maqedonia do të jetë kryesues i parë.

“Angazhimet e Qeverisë së Maqedonisë janë krijimi i një shoqërie për të gjithë, ku secili do të ketë qasje të njëjtë në arsim, punësim, shëndetësi dhe mbrojtje nga çfarëdo lloji të dhunës dhe në këtë kemi përmirësim gjatë vitit të kaluar. Kemi përgatitur një ligj të ri për mbrojtje nga diskriminimi i cili është në procedurë parlamentare dhe ku janë përfshirë orientimi seksual, identiteti gjinor si baza për diskriminim dhe të njëjtat i sanksionon, por edhe e kemi ratifikuar Konventën e Stambollit”, theksoi në hapjen e konferencës ministrja Carovska.

Biljana Ginova, bashkëkryesuese në ERA, organizatore e Konferencës, tha se është e lumtur që në Maqedoni mbahet një ngjarje e tillë, por dhe se shpreson se mundësitë e tilla për dialog dhe hapësirë të sigurt do të jenë më të shpeshta dhe do të krijohen në të gjitha vendet e rajonit. “Deri afër dy vite vendi ishte burim më i madh i homofobisë dhe transfobisë, kurse dje ishim mysafirë në një pritje të organizuar nga dy ministri, e mbajtëm dhe mbledhjen vjetore të ERA në hapësirat e Kuvendit, ndërsa sot kemi mbledhje ministrore organizatori i së cilës është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ku përfaqësuesit qeveritarë nga më shumë vende të rajonit diskutojnë se si të krijohen shoqëri më të lira dhe më të drejta për LGBTI në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. I përshëndesë hapat pozitive të ndërmarra gjatë viteve të kaluara”, tha Ginova.

Maqedonia është vendi i vetëm në rajonin më të gjerë ku ka një grup parlamentar ndërpartiak për promovimin e të drejtave të LGBTI. Në fazën e miratimit është edhe një plan aksionar me të cilin duhet të zbatohet Konventa e Stambollit e cila vlen shumë për promovimin e të drejtave të LGBTI, por edhe grupe të tjera të margjinalizuara të qytetarëve.