Царовска: Веруваме во општество кое е еднакво и дава шанси за сите

На првата парада на гордоста во Северна Македонија „Skopje Pride“ денеска присуствуваа министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска, министерката за одбрана и потрпретседателка на Владата, Радмила Шекеринска, министерката без ресор, Зорица Апостолска, пратенички од неколку политички партии, преставници од државни институции и невладините организации, како и преставници од амбасадите на повеќе држави во земјава. Овој настан е голем чекор напред во борбата за еднаквост и повеќе права на ЛГБТИ заедницата во државата.

„Сите ние денеска покажавме дека сме видливи и дека во нашата држава можеме сите оние коишто со години беа невидливи, сите оние кои со години беа дискриминирани, сите оние коишто со години беа малтретирани, да денеска заеднички ги поддржиме и да си ветиме пред себе и пред сите наши сограѓани дека никогаш нема да се повтори насилство во нашата држава. Ние како Влада навистина покажавме и декларативно, а и во пракса  дека ги сменивме законите, дека направивме ратификација на Истанбулската конвенција, дека поддржавме услуги за заштита и сето тоа за само две години. Знаете зошто? Затоа што веруваме во општество коешто е еднакво, општетво кое дава шанса за секој еден“, истакна Царовска во своето обраќање пред учесниците на парадата. 

Оваа година МТСП изготви нов Закон за заштита и превенција од дискриминација, кој неодамна стапи на сила. Со вклучувањето на основите на сексуална ориентација и родов идентитет, се прошири заштитата од дискриминација кон оваа група на граѓани. Ова законско решение овозможува превенција и еднаков пристап до механизмите за заштита од дискриминација за сите граѓани.  

Владата ја ратификуваше Истанбулската конвенција и поставува конкретни структури на заштита од дискриминација, влучително и за ЛГБТИ лицата. 

ЛГБТИ популацијата за првпат стои во визијата и мисијата на новата Стратегија за еднкавост и недскриминација 2016-2020. Исто така, законите кои се дел од новата социјална реформа за првпат ги вклучуваат  сексуалната ориентација и родовиот идентитет и нудат механизми за заштита од дискриминација.

Carovska: Besojmë në shoqëri që është e barabartë dhe jep shanse për të gjithë

Në paradën e parë të krenarisë në Maqedoninë e Veriut “Skopje Pride” sot mori pjesë  ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ministrja e Mbrojtjes dhe nënkryetare e Qeverisë, Radmilla Sheqerinska, ministrja pa resor Zorica Apostolska, deputete nga disa parti politike, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare, si dhe përfaqësues të ambasadave të shumë shteteve në vend. Kjo ngjarje është hap i madh në luftën për barazi dhe më shumë të drejta të komunitetit LGBTI në shtet. 

“Të gjithë ne sot treguam se jemi të dukshëm dhe se në shtetin tonë mundemi (të gjithë ata të cilët me vite ishin të padukshëm, të gjithë ata të cilët me vite ishin të diskriminuar, të gjithë ata që me vite ishin të maltretuar) që sot bashkërisht t’i mbështesim dhe të premtojmë vetës dhe para të gjithë bashkëqytetarëve tanë se kurrë nuk do të përsëritet dhuna në vendin tonë. Ne si Qeveri vërtetë dëshmuam edhe në mënyrë deklarative edhe në praktikë se i ndërruam ligjet, se e ratifikuam Konventën e Stambollit, se mbështesim shërbime për mbrojtje dhe gjithë këtë për vetëm dy vite. E dini pse? Sepse besojmë në shoqëri që është e barabartë, shoqëri që ofron shanse për gjithsecilin”, theksoi Carovska në fjalimin e saj para pjesëmarrësve të paradës.

Këtë vit MPPS-ja hartoi ligj të ri për mbrojtjen dhe parandalimin nga diskriminimi, që kohë më parë hyri në fuqi. Me përfshirjen e bazave të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, u zgjerua mbrojtja nga diskriminimi ndaj këtij grupi të qytetarëve. Kjo zgjidhje ligjore, mundëson parandalimin dhe qasjen e njëjtë në mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi për të gjithë qytetarët.

Qeveria e ratifikoi Konventën e Stambollit dhe vendosi struktura konkrete të mbrojtjes nga diskriminimi, duke përfshirë edhe personat LGBTI. 

Popullata LGBTI për herë të parë qëndron në vizionin dhe misionin e Strategjisë për barazi dhe mosdiskriminim 2016-2020. Po ashtu, ligjet që janë pjesë e reformës së re sociale, për herë të parë e përfshijnë orientimin seksual dhe identitetin gjinor dhe ofrojnë mekanizma për mbrojtje nga diskriminimi.