МТСП: Инвестираме во јакнење на вештините на воспитувачите/чките за работа со деца во градинките

Денеска започна првата обука на избраните 30 воспитувачи/чки за јакнење на компетенциите на кадарот во градинките. Министерството за труд и социјална политика обуките ги спроведува како дел од заедничката соработка со УНИЦЕФ, со што и во 2019 година продолжува да работи на унапредување на квалитетот на сервисите и зајакнување на професионалните компетенции на вработените во установите за деца. Во рамките на овие активности оваа година ќе се организираат низа работилници за унапредување на социо-емоционалните компетенции на воспитувачите/чките за поттикнување на социо-емоционалниот развој кај малите деца. Сè поголем број научни истражувања истакнуваат дека емоционалниот развој на почетокот на животот е од клучно значење за развојот на целокупната мозочна архитектура и има огромно влијание во текот на целиот живот.

Обуката ја спроведува проф. д-р Ребека Гренџер-Елис, постдокторска истражувачка и соработничка на универзитетите “Џон Хопкинс” и “Њу Ореланс” во САД. Гренџер-Елис е експертка за социо-емоционален развој и има над 12 години искуство во развој на програми базирани на истражување, специјализирани за деца во предучилишно и основно образование, вклучувајќи и надарени и деца со потешкотии.

Учесниците коишто ќе ја поминат обуката имаат обврска стекнатите вештини и знаења да ги пренесат на своите колеги и да дадат континуирана поддршка на вработените во установите за деца во рамките на Програмата за колегијална поддршка што ќе се спроведува во 2019 и 2020 година.

MPPS: Investojmë në përforcimin e shkathtësive të edukatoreve dhe edukatorëve për punë me fëmijët në kopshte

Sot filloi trajnimi i parë i 30 edukatorëve dhe edukatoreve të zgjedhur për forcimin e kompetencave të stafit në kopshte. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale trajnimet i zbaton si pjesë e bashkëpunimit të përbashkët me UNICEF-in me çka edhe në vitin 2019 vazhdohet të punohet në avancimin e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e kompetencave profesionale të punonjësve në institucionet për fëmijët. Në kuadër të këtyre aktiviteteve këtë vit do të organizohet një seri punëtorish për të promovuar kompetencat socio-emocionale të edukatorëve për nxitjen e zhvillimit socio-emocional të fëmijëve të vegjël. Një numër në rritje i hulumtimeve shkencore nxjerrin në pah se zhvillimi emocional i jetës së hershme është vendimtar për zhvillimin e arkitekturës së përgjithshme të trurit dhe ka ndikim të madh gjatë gjithë jetës.

Trajnimin e realizon prof. dr. Rebeka Grenxher-Elis, hulumtuese dhe bashkëpunëtore e universiteteve “Xhon Hopkins” dhe “Nju Orelans” në SHBA. Grenxher-Elis është specialiste për zhvillimin socio-emocional dhe ka mbi 12 vjet përvojë në zhvillimin e programeve të bazuara në hulumtime, të specializuara për fëmijët në arsimin parashkollor dhe fillor, duke përfshirë edhe të talentuarit dhe fëmijët me vështirësi. 

Pjesëmarrësit që do të kalojnë këtë trajnim janë të obliguar që njohuritë dhe shkathtësitë e fituara t’ua përcjellin kolegëve të tyre dhe t’u japin përkrahje të vazhdueshme punonjësve në institucionet për fëmijë në kuadër të Programit për përkrahje kolegjiale që do të zbatohet në vitin 2019 dhe 2020.